Alban Dragusha emërohet trajner te Vushtrria

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 12:30
Alban Dragusha emërohet trajner te Vushtrria

Alban Dragusha është emëruar në pozitën e trajnerit te Vushtrria. Lajmi është bërë i ditur këtë të premte nga klubi vushtrrias përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Dragusha ishte ndihmës-trajner i Ardian Nuhiut te Drita, teksa ai ka një karrierë të bujshme si lojtar. Misioni i Alban Dragushës me Vushtrrinë do të jetë rikthimi në elitën e futbollit kosovar. Klubi vushtrrias i ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka uruar suksese Dragushës.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

“Alban Dragusha, do të jetë kryetrajner i klubit tonë!

Pas një karriere të bujshme si futbollist duke luajtur për skuadra vendore dhe ndërkombëtare, ndër to edhe kampion me klubin tonë në vitin 2014, tani Albani rikthehet në Vushtrri, por kësaj radhe si kryetrajner.

I dëshirojmë mirë se ardhje dhe i urojmë shumë suksese Gladiatorit tonë!

NA PRIFTË E MBARA!”.

(Kosova Sot Online )