Chelsea shpreh interesim për 18-vjeçarin e Barcelonës

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 15:14
Chelsea shpreh interesim për 18-vjeçarin e Barcelonës

Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për futbollistin e ri, Alejandro Balde, i njohur edhe vetëm si Alex Balde.

Sipas gazetarit spanjoll, Ferran Martinez, klubi nga Londra ka bërë kontaktet e para me Barcelonën në lidhje me transferimin e mundshëm të tij

Martinez ka raportuar se emri i 18-vjeçarit ka qenë pjesë e bisedave mes palëve përkatëse.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka regjistruar pesë paraqitje mes skuadrën e parë katalunase.

Balde është produkt i klubit të Barcelonës.


(Kosova Sot Online)