Juventusi ndryshon ofertën për Di Marian

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 15:23
Juventusi ndryshon ofertën për Di Marian

Juventus ka ndryshuar ofertë për Angel Di Marian, duke i ofruar kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një vit të dytë dhe jo një marrëveshje dyvjeçare, duke shpresuar se do ta bindë atë të refuzojë Barcelonën.

Atij i kishin vendosur afate për t’i dhënë përgjigje Juventusit, por ende nuk ka pasur ndonjë zhvillim, apo përgjigje nga argjentinasi.

Sipas ekspertit të transferimeve të "Sky Sport Italia", Gianluca Di Marzio, Juventus e kupton se pika e pengimit është qëllimi i Di Maria për t’u kthyer në Argjentinë në vitin 2023.

Prandaj, Juve e ka ndryshuar propozimin nga një kontratë dyvjeçare në njëvjeçare, e cila gjithashtu ka një opsion për t’u zgjatur edhe për një sezon të dytë.

Di Maria vazhdon të diskutojë situatën me familjen e tij, të cilët preferojnë një transferim në Spanjë.

34-vjeçari luajti për Real Madridin nga 2010 në 2014, përpara transferimit të tij prej 75 milionë euro te Manchester United, por që u largua pastaj te PSG një vit më vonë.

(Kosova Sot Online)