Klubi i Premierligës e do Mërgim Berishën

  • S.A /
  • 25 July 2022 - 11:52
Klubi i Premierligës e do Mërgim Berishën

Leeds United është futur në garë për ta transferuar Mërgim Berishën. Futbollisti kosovar është vënë në listën e transfereve të Fenerbahçes dhe është në kërkim të klubit të ri. Dhe, mediumi turk “Tenisafak” raporton se klubi i Premierligës e ka bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për sulmuesin nga Suhareka. Leedsi është në kërkim të lojtarëve pas largimeve të yjeve si Kalvin Phillips e Raphinha.Ndërkohë, Fenerbahçe i kërkon 5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit U-21 të Gjermanisë.

Interesim për Berishën së fundmi ka shfaqur edhe klubi gjerman, Stuttgart. Ish-futbollisti i Salzburgut në Angli mund t’i bashkohet ish-trajnerit të tij tek klubi austriak, Jesse Alan Marsch. 24 vjeçari nuk e ka treguar veten sa duhet në Stamboll, prandaj pritet të largohet prej aty gjatë kësaj vere. Bundesliga ose Premierliga mund të jenë destinacioni i tij i ardhshëm.

(Kosova Sot Online )