Benzema e shfaq klasin e tij edhe në stërvitje

  • S.A /
  • 25 July 2022 - 12:01
Benzema e shfaq klasin e tij edhe në stërvitje

Karim Benzema e arriti kulmin e formës së tij në këtë vit, kur edhe pritet ta fitojë Topin e Artë.

Sulmuesi francez e udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të kampionit në La Liga por edhe në suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve, ku “Los Blancos” e fituna titullin e 14-të në histori.

Ish-futbollisti i Olympique Lyonit e ka shfaqur klasin e tij edhe në stërvitjen e fundit me ekipin madrilen, i cili po e kryen fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Benzema e shënoi një gol të bukur me precizitet maksimal, siç mund ta shihni në videon e postuar nga Real Madridi në “Twitter”, ndërsa paraprakisht i bëri disa lëvizje mashtruese, duke ua pamundësuar kundërshtarëve t’ia marrin topin.

Francezin e pret një tjetër sezon prej protagonisti pasi e tërë forca e ekipit të Carlo Ancelottit është e bazuar dhe e përqendruar tek ai.

https://twitter.com/i/status/1551303707102285824

(Kosova Sot Online )