Arsenali rikthen interesimin për Gakpon

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 17:53
Arsenali rikthen interesimin për Gakpon

Arsenali raportohet se ka rikthyer interesimin për Cody Gakpon.

“Topçinjtë” ishin të lidhur me transferimin e holandezit në fillim të afatit kalimtar të verës, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme me PSV Eindhovenin

Gakpo shënoi 21 gola dhe shtoi 15 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 12 gola dhe 13 asistime në 27 paraqitjet në Eredivisie, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin holandez.

Pas transferimit të Gabriel Jesusit, Marquinhos, Fabio Vieiras dhe Oleksandr Zinchenkohs, thuhet se ishte ftohur interesimi i Arsenalit për 23-vjeçarin.

Megjithatë, mediumi holandez “VI” ka raportuar këtë të hënë se klubi nga Londra ka rikthyer interesimin për Gakpon – por që duhet pasur durim për të mbyllur një marrëveshje.

PSV do të përballet me Monacon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, më 2 dhe 9 gusht, dhe raportohet se nuk janë të gatshëm të lejojnë largimin e sulmuesit para atyre ndeshjeve.

Klubi nga elita e futbollit në Holandë thuhet se synon të mbajë Gakpon edhe për sezonin 2022-23, por nuk përjashtohet mundësia që të lejojnë largimin e tij vetë në fund të afatit kalimtar.

Reprezentuesi holandez do të largohej vetëm për një shifër të madhe, pasi së fundmi ai zgjati kontratën deri në janar të vitit 2026.

Cody Gakpo, që është produkt i klubit të PSV-së, në një intervistë të mëhershme kishte zbuluar dëshirën e tij për të luajtur në Premierligë, teksa kishte zbuluar edhe admirimin e tij për Arsenalin. 

(Kosova Sot Online)