Lëndohet Pogba, zbulohet periudha se sa do të mungojë ai

  • S.A /
  • 26 July 2022 - 09:21
Lëndohet Pogba, zbulohet periudha se sa do të mungojë ai

Lajme të këqija për Paul Pogban, vetëm pak kohë pas rikthimit në Juventus. Mesfushori francez ka pësuar një lëndim, i cili do ta lë jashtë fazës përgatitore të cilën po e zhvillon ekipi italian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Bianconeri” njoftojnë se në testet e reja të bëra, u konstatua se tashmë ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka pësuar lëndim në menisk të gjurit. Sipas mediave italiane, përfaqësuesi francez mund ta bëjë një intervenim të vogël kirurgjik dhe me gjasë do të mundë të mungojë së paku një muaj.

Pra, kampioni i botës me Francën mund të mungojë në ndeshjet e para të kampionatit italian.

Por, ai mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri në fund të gushtit, eventualisht në pjesën e parë të shtatorit.

Juventusi ndërkohë është duke u munduar të gjejë zgjidhje për mesfushorët Arthur e Ramsey, në mënyrë që t’i hapë bisedimet me Paris Saint-Germainin për Leandro Paredes.

(Kosova Sot Online )