Manaj e vazhdon karrierën në Kroaci

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 14:59
Manaj e vazhdon karrierën në Kroaci

Arb Manaj është bërë me klub të ri.

Sulmuesi kosovar i është bashkuar klubi kroat, Slaven Belupo.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij i ri përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

24 vjeçari i dha fund eksperiencës në Turqi, ku kishte luajtur me ekipet Ankara Keçiorengucu, Balikesirspor dhe së fundmi në Bandirmaspor.


Tash, ish-futbollisti i Dukagjinit dhe i Trepçës ’89 në Kosovë nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin kroat, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

(Kosova Sot Online)