
Grezda e kërkon ringritjen nga Turqia

Eros Grezda do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Sulmuesi kosovar i ka dhënë fund eksperiencës së radhës në Kroaci për t’u transferuar në klubin nga kategoria e dytë e futbollit turk, Manisa Football Club.
Klubi turk njofton se përfaqësuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër
“Jam mjaft i lumtur që kam ardhur në një klub të madh si Manisa Football Club. Jam në klubin dhe në projektin e duhur. Shpresojmë që ta dërgojmë Manisan në Superligë, ku është vendi që e meriton. Do të mundohemi së bashku ta arrijmë këtë”, deklaroi futbollisti gjakovar.
(Kosova Sot Online)