Barcelona, një hap larg Koundes

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 17:25
Barcelona, një hap larg Koundes

Barcelona është shumë afër edhe e një blerje të madhe këtë sezon

Barcelona po vazhdon të bëjë investime të mëdha në skuadrën e saj, duke ofruar gjithmonë lojtarë të njohur.

Goditja e fundit e tyre pritet që të jetë ajo për mbrojtësin e Sevillës, Jules Kounde, i cili ishte target dhe thuhej para një jave që do të kalojë në Chelsea.

Sipas gazetarit të njohur të transferove, Fabrizio Romano, Barcelona është një hap larg transferimit të Koundes.

“Barcelona janë një hap larg nga nënshkrimi me Jules Kounde. Marrëveshja me Sevillan është shumë afër të kompletohet. Negociatat po përparojnë mirë, marrëveshja është në hapat e fundit.  #FCB”, ka shkruar Romano.

(Kosova Sot Online)