Van Bommel i mendon penalltitë

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 19:25
Van Bommel i mendon penalltitë

Klubi i njohur belg, Royal Antwerp ka arritur në Prishtinë. Nesër ata do të përballen me klubin kosovar, FC Drita nga Gjilani. Ndeshja e parë në Belgjikë përfundoi me rezultat 0-0

FC Drita bëri një barazim historik kundër klubit me vlerë 67 milionë euro Royal Antwerp dhe synon që nesër mbrëma ta bën mrekullinë në Fadil Vokrri në Prishtinë.

E trajneri Mark Van Bommel ka ende mëdyshje se si do të qaset në këtë ndeshje, teksa ka thënë për faqen e klubit se ai ka menduar edhe penalltitë me skuadrën e Dritës.

Megjithatë, strategu holandez shpreson që të shënojnë të parët kundër Dritës dhe kështu rruga e tyre të jetë më e lehtë.

“Nuk e di çfarë paraqitje do të bëjë FC Drita, por shpresojmë që ne të shënojmë golin e parë. Por nuk do të jetë lehtë”, ka thënë ai.

“Kemi praktikuar disa penallti dje, por ne nuk kemi përgatitur që të shkojmë në shtesa me ta. Ne duhet mos ta lejojmë këtë”, ka thënë Van Bommel.

Drita do të arrinte një kualifikim historik nëse do të arrinte që ta eliminonte skuadrën e njohur belge që në gjirin e saj ka disa yje si; Radja Naingolan, Vincent Janssen dhe Toby Alderweireld.

Në rast kualifikimi tutje Drita do të përballet me dy skuadra që nuk janë të kalibrit të Antwerp. Në rrethin e tretë ata do të luajnë kundër fituesit të çiftit SJK (Finlandë) – Lillestrom (Norvegji). 

(Kosova Sot Online)