Interesante – dërgoi vëllain në dasmën e tij

  • A.P /
  • 05 August 2022 - 18:53
Interesante – dërgoi vëllain në dasmën e tij

Sulmuesi i Malmos, Mohamed Buya Turay, humbi dasmën e tij pasi klubi i kërkoi që ai t’i bashkohej skuadrës më herët, shkruan SportBible.

27-vjeçari ka nënshkruar për skuadrën suedeze pas disa sezoneve në Superligën kineze, ku luajti për Hebei China Fortune dhe Henan Songshan Longmen.

Transferimi u njoftua nga Malmo më 22 korrik pasi Turay udhëtoi për në qytetin suedez, por ceremonia e martesës së tij në Sierra Leone thuhet se u zhvillua më 21 korrik.

Malmo donte që ai të lidhej më shpejt me shokët e tij të skuadrës dhe për shkak se ai nuk ishte në gjendje të ishte në dy vende njëherësh, Turay e dërgoi vëllain që të zinte vendin e tij për martesën me të dashurën Suad Baydoun.

(Kosova Sot Online)