PSG e përmirëson ofertën për Skriniarin

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 16:09
PSG e përmirëson ofertën për Skriniarin

Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Milan Skriniar.

Klubi francez thuhet se e ka përmirësuar ofertën për qendërmbrojtësin e Interit.

Për këtë siguron e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”

Kampioni francez fillimisht i kishte ofruar 60 milionë euro për futbollistin sllovak.

Mirëpo, kjo ofertë ishte refuzuar nga “Nerazzurri” pasi ishte konsideruar si e pamjaftueshme.

E tash, PSG-ja duket se është e gatshme për ta plotësuar kërkesën e Zikaltërve dhe do t’ua bëjë shumë shpejt atyre ofertën prej 70 milionë eurosh për qendërmbrojtësin.

Skriniar po ashtu është i gatshëm ta provojë një eksperiencë të re dhe ai mund të përfundojë në “Parkun e Princave” në ditët ose në javët në vazhdim.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur edhe klubet nga Premierliga dhe nga La Liga.

(Kosova Sot Online)