Sanchez shkëput kontratën me Interin

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 16:52
Sanchez shkëput kontratën me Interin

Alexis Sanchez do të bëhet së shpejti me klub të ri.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi kilian ka nënshkruar sot të gjitha dokumentet për shkëputjen e kontratës me Interin

Pas kësaj, Sanchez do të udhëtojë këtë javë drejt Francës për të kompletuar transferimin te Marseille.

33-vjeçari me klubin nga Ligue 1 do të nënshkruajë si lojtar i lirë.

Alexis Sanchez ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë me Marseille deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)