Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 14:30
Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani

Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, e paraparë të zhvillohet këtë fundjavë, është shtyrë. Këtë vendim e mori Komisioni i Garave të BKT Superligës në futboll pas kërkesës së kampionit aktual të Kosovës. 

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet këtë të diel, por është shtyrë për një datë tjetër, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.Kjo për shkak të se Ballkani po luan në garat evropiane dhe është i fokusuar aty. Therandasit kanë shkuar në rrethin e tretë kualifikues të Conference Leagues dhe janë i vetmi ekip kosovar që ka mbetur në garë në Evropë. 

(Kosova Sot Online )