Taekwondistët kosovarë bënë paraqitje pozitive në Botërorin e Juniorëve

  • S.A /
  • 10 August 2022 - 09:43
Taekwondistët kosovarë bënë paraqitje pozitive në Botërorin e Juniorëve

Dy taekwondistët e rinj kosovarë, Mal Sahiti dhe Sylejman Vizdiklar kanë arritur sukses në Kampionatin Botëror për Juniorë, të mbajtur prej 2 deri më 7 gusht 2022 në Sofje të Bullgarisë. Sahiti dhe Vizdiklar, të dy bursistë të Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresa Olimpike 2022”, fituan nga dy luftëra, për të përfunduar në vendet e nënta në botë. 

Sahiti garoi në kategorinë deri në 68 kilogramë, ndërsa Vizdiklar në -51 kg. Me pak fat, të dy kanë mundur të hyjnë në zonën e medaljeve. Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, Denis Bllaca (-55 kg) dhe Elion Agushi (-68 kg), të cilët shënuan nga një fitore, ndërsa Jon Gashi (-73 kg) u ndal në raundin e dytë. Gashi është po ashtu bursist i KOK-ut.

(Kosova Sot Online )