Nuk mbahet shteti duke lëshuar gjithmonë pe ndaj të huajve!

  • Naim Miftari /
  • 10 August 2022 - 07:05
Nuk mbahet shteti duke lëshuar gjithmonë pe ndaj të huajve!

Shkruan: ANALISTI- Naim Miftari

Normalisht që na duhen miq, na duhen aleanca ushtarake e politike, por ne duhet të jemi serioz në mbrojtjen e integritetit të Kosovës e jo sikur deri më sot për të mbetur në pushtet Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti që ishin duke ja falur gjysmën e Kosovës shtetit Serb, vetëm me ju thënë dikush nga Amerika e Brukseli bravo jeni demokrat e politikan të paqes. Nuk mbahet shteti duke lëshuar gjithmonë pe ndaj të të huajve dhe fqinjëve armiqësor e grabitqar që gjatë gjithë historisë na kanë grabit tokat tona dhe kanë masakruar qindra herë popullin shqiptar.

- Lidhjet serbe dhe ruse njihen që nga luftërat ballkanike, pasi kisha ruse dhe serbe janë një Kishë me një fe, një popull. Mos të harrojmë se Serbët janë vet sllav të ardhur nga malet Karpate dhe motoja e popujve sllav është grabit toka, shtrembëro historinë dhe tregoi botës histori të rreme, zhdukini vendasit, prandaj edhe si fqinjë shtetet dhe popujt sllav janë fqinjë armiqësor dhe pos gjuhës së forcës nuk njohin gjuhë tjetër! Prandaj Kosova duhet ta forcoj dhe ta mbaj një ushtri të veten të armatosur dhe të trajnuar më mirë. Normalisht që na duhen miq, na duhen aleanca ushtarake e politike, por ne duhet të jemi serioz në mbrojtjen e integritetit të Kosovës e jo sikur deri më sot për të mbetur në pushtet Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti që ishin duke ja falur gjysmën e Kosovës shtetit Serb, vetëm me ju thënë dikush nga Amerika e Brukseli bravo jeni demokrat e politikan të paqes.

Nuk mbahet shteti duke lëshuar gjithmonë pe ndaj të huajve dhe fqinjëve armiqësor e grabitqar që gjatë gjithë historisë na kanë grabit tokat tona dhe kanë masakruar qindra herë popullin shqiptar.

Sa i përket gazetares së Rusisë Daria Aslamova është mirë që e kanë përzënë por mbeti në hije fati i dy Shtetasve Francez që u arrestuan në Veriun e Kosovës që kishin hyrë ilegalisht me veturë Ruse, që në fakt ata ishin pjesëtar të DGSE Franceze aleatit shekullor Serb apo ishin francez që punon për GRU shërbimin sekret të Rusisë ose ishin kontraktor të VAGNERIT njësi private ushtarake mercenar që luftojnë nëpër vende të ndryshme me urdhra të Vladimir Putinit.  Sa i përket gazetares Ruse kam pyetur personalisht një mik nga shërbimi sekret i Ukrainës SBU dhe më kanë konfirmuar se ,gazetarja" punon për GRU shërbimin super sekret që është i instaluar në vetë strukturën e FSB. Mos të harrojmë se edhe shenja Ruse Z e përdorur në pushtimin dhe krimet në Ukrainë nga forcat Ruse është simbol i përdorur nga vojvoda i Çetnikëve Drazha Mihajliviçit i përdorur në vitin 1942 në radio Londoni ku shkronja Z thotë shkurt “ZAKLATI”, pra me i pre, therë në fyt të gjithë armiqtë e vetë e të mbretit!

Nuk janë të rastësishme as lidhjet Serbo-Ruse as takimet e Hashim Thaçit me Vlladimir Putinin dhe dhjetëra takime të Llavrovit me Edi Ramen e Baton Haxhiun, nuk janë të rastësishme, çka nuk janë të rastësishme as sjellja e KFOR- it Francez dhe DGSE-së pro serbe në vitin 1999 në veriun e Kosovës, ku ato pasoja të asaj vendosje të Francës në Mitrovicë, po i vuajmë edhe sot, çka nuk është i rastësishëm as pengimi i liberalizimit të vizave për Kosovën që po e bënë Franca qe disa vite rresht!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".