Lexoni edhe:
Petkoviq nuk ndalet reagon edhe pas intervistës së Kurtit në Reuters
E ardhmja e Frenkie De Jongut pritet të jetë larg Barcelonës. Përfaqësuesit e mesfushorit holandez kanë përfunduar në qytetin kataunas dhe sot do ta kenë një takim me drejtuesit e klubit për ta diskutuar të ardhmen e ish-futbollistit të Ajaxit. Sipas mediumit spanjoll “Sport”, Chelsea praktikisht e ka arritur një marrëveshje prej 80 milionë eurosh me “Blaugrana” për shitjen e mesfushorit. Edhe pse lojtari dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, katalunasit kanë nevojë për para dhe janë të vendosur për ta shitur atë.
Petkoviq nuk ndalet reagon edhe pas intervistës së Kurtit në ReutersLexoni edhe:
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, ndërsa De Jong duket gjithnjë e më shumë i drejtuar kah Londra.
Futbollisti e refuzoi transferimin në Manchester United pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe një mundësi të tillë nuk ia ofronin “Djajtë e Kuq”.
Pasi ta shesë De Jongun, Barça në vend të tij pritet ta transferojë Bernardo Silvan e Manchester Cityt.
(Kosova Sot Online )