Barcelona ia vendos çmimin Aubameyangut

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 15:15
Barcelona ia vendos çmimin Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang mund t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës në Barcelonë.

Sulmuesi gabonez ishte transferuar tek gjiganti katalunas vetëm në fillim të këtij viti dhe ai mund të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij afati kalimtar.

Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, “Blaugrana” e kanë vendosur tashmë çmimin për kartonin e futbollistit.

Katalunasit i kërkojnë 30 milionë euro për ish-futbollistin e Arsenalit

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Chelsea, por “Blues” nuk janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë të parave.

Palët mund të arrijnë marrëveshje të një shkëmbimi eventual, me Marcos Alonson që mund të përfundojë në “Camp Nou” dhe me Aubameyangun që mund të shkojë në “Stamford Bridge”.

Trajneri i “Të Kaltërve”, Thomas Tuchel dëshiron ta ketë lojtarin në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Xavi Hernandez nuk do të mbetej keq edhe nëse lojtari qëndron në “Camp Nou”, pasi e sheh atë si një alternativë të mirë të Robert Lewandowskit. 


(Kosova Sot Online)