
Rrahmani starton për Napolin kundër ish skuadrës së tij

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në mes të Veronës dhe Napolit
Napoli i Amir Rrahmanit do ta fillojë aventurën e sezonit të ri, në skuadrën ku mbrojtësi kosovar kishte korrur sukseset e tij të para si mbrojtës, Verona.
Rrahmani vazhdon të jetë figurë e pazëvendësueshme te Napoli, sidomos tani pas largimit të Koulibaly në Chelsea. Në mbrojtje Rrahmani partner do ta këtë Di Lorenzon, Minjae dhe Mario Rui.
Në anën tjetër për Napolin në sulm kanë startuar Lozano, Osimhen dhe Kvaratskhelia.
(Kosova Sot Online)