Interi vendos ta mbajë Skriniarin

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 14:23
Interi vendos ta mbajë Skriniarin

Interi ka vendosur që ta mbajë në ekip Milan Skriniarin.

Paris Saint-Germain nuk dëshironte të investonte më shumë se 50 milionë euro, plus shtesat në qendërmbrojtësin sllovak.

Ndërsa tani do të fillojnë bisedimet e reja mes Interit dhe Skriniarit për rinovimin e kontratës.

Raportohet se zikaltrit duan t’i ofrojnë kontratë pesë vjeçari Skriniarit.

(Kosova Sot Online)