Portieri e falënderon të dashurën për paraqitjen, e përmend një femër tjetër në intervistë!

  • S.A /
  • 25 August 2022 - 11:02
Portieri e falënderon të dashurën për paraqitjen, e përmend një femër tjetër në intervistë!

Në një intervistë që është bërë virale në rrjetet sociale, portieri brazilian Kainan e bëri një gabim fatal, jo në fushën e blertë, por jashtë saj.

Në fakt, ai ishte zgjedhur lojtar i ndeshjes pas një paraqitjeje fantastike ndaj ekipit Vic Vic në Copa da Paz.

Kainan në mënyrë komode ju përgjigj pyetjeve të gazetarit, por në fund e bëri gabimin “e pafalshëm”.

Duke dashur ta përshëndeste të dashurën e tij, ai ia gaboi asaj emrin, ndërsa komentuesit shkruanin se Kainan e ka përmendur gabimisht emrin e të dashurës tjetër paralele.

“I them të dashurës sime, e cila është duke punuar tash, dhe falë Zotit, përndryshe unë nuk do të isha këtu. Grazi, të përqafoj”, ka thënë portieri brazilian.

Ai më pas e përmirësoi veten. “E thash emrin gabim”.

Tutje, gazetari e pyeti se si është emri i së dashurës.

“Jucielly. Unë e thash gabim emrin e të dashurës. Po flas seriozisht. Ajo do të më godasë kur të shkoj në shtëpi”, tha tutje duke qeshur portieri i ekipit Esperanca.

Mbetet të shihet nëse e dashura ia ka falur partnerit të saj këtë gabim…

(Kosova Sot Online )