Qeveria në provimin më serioz të sundimit të ligjit pas kallëzimit penal nga AKK kundër ambasadorit Martin Berishaj

Qeveria në provimin më serioz të sundimit të ligjit pas kallëzimit penal nga AKK kundër ambasadorit Martin Berishaj

Gani Qarri

  • 24 August 2022 - 18:57

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Fakti i kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsion ndaj Martin Berishës, është momenti i fundit, kur Qeveria duhet të reflektojë duke vepruar ligjërisht duke e shkarkuar menjëherë personin e theksuar, në mënyrë që të mund të arsyetohet me argumente praktike gjithë pakoja ligjore, që kjo Qeveri ka nisur për reformimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në vend, gjë që ka qenë edhe premtimi kryesor i udhëheqësve të saj, para se të vinin në pushtet.

-Në fakt, bazuar në obligimin ligjor, çdo person fizik dhe juridik, është i detyruar ta bëjë deklarimin korrekt të pasurisë, përndryshe për fshehjen, deklarimet e rrejshme dhe të pavërtetat mbi deklaratën e pasurisë, në varësi nga pesha e veprës, pasojnë sanksionimet e parapara me ligj, nga dënimet me gjobë të lartësive të ndryshme, deri te dënimi me burg, nga 6 muaj deri në 5 vjet. Pikërisht për deklarim të rrem të pasurisë, Agjencia Kundër Korrupsion, nga fundi i muajit shkurt 2022, ka ngritur kallëzim penal edhe kundër vet kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale Blerim Isufajt, me dyshimin se ka rënë në kundërshtim me nenin 430, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por në mënyrën që e di vetëm "pa-drejtësia" kosovare, padia ndaj tij, çuditërisht vetëm pas një jave, ka rënë apo është shfuqizuar.

E njëjta vepër, nëse jo më e rëndë, është kryer edhe nga ambasadori i Kosovës Martin Berishaj, ndaj Qeveria Kurti, as që ka rrugëdalje tjetër dhe është e obliguar ta respektoj në plotësi ligjin edhe për ta ruajtur imazhin e një qeverie që e mban fjalën e dhënë, veçanërisht kur problemi çalon te përgjegjësia e llogaridhënia e zyrtarëve dhe përfaqësuesve të shtetit, në funksion të sundimit të së drejtës dhe barazisë juridike para ligjit, për të gjithë pa dallim, sidomos para institucioneve të drejtësisë!

Kështu që kallëzimi penal nga Agjencioni Kundër Korrupsion, ndaj ambasadorit të Kosovës Martin Berisha, për fshehje dhe mos deklarim të plotë të pasurisë, është një test, vërtetë shumë serioz edhe për Qeverinë e Kosovës dhe vet Kryeministrin Kurti, që doemos duhet tejkaluar, duke ndërmarr masa përgjegjësie edhe me shkarkimin e Berishajt nga pozita e ambasadorit të shtetit.

Fakti i kallëzimit penal nga Agjencia Kundër Korrupsion ndaj Martin Berishës, është momenti i fundit, kur Qeveria duhet të reflektojë duke vepruar ligjërisht dhe shkarkuar menjëherë personin e theksuar, në mënyrë që të mund të arsyetohet me argumente praktike gjithë pakoja ligjore, që kjo Qeveri ka nisur për reformimin dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në vend, gjë që ka qenë edhe premtimi kryesor i udhëheqësve të saj, para se të vinin në pushtet. Madje siç dihet, kjo Qeveri duhet të veprojë edhe për faktin, se në proces e ka edhe ligjin Vetting, i cili nuk guxon të dështojë dhe duhet miratuar për ta goditur krimin, në vet sistemin e drejtësisë, Ligjin e Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe Ligjin për Konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, të cilat duhet të dëshmohen me qëndrime të drejta e korrekte dhe veprime konkrete ligjore të vet Qeverisë aktuale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".