Ballkani përforcohet me Leotrim Bekteshin

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 11:55
Ballkani përforcohet me Leotrim Bekteshin

Leotrim Bekteshi është rikthyer sërish në futbollin kosovar, por kësaj radhe te Ballkani.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë për arritjen e marrëveshjes me 30-vjeçarin. 

Bekteshi me Ballkanin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024. Transferimi i tij te therandasit vije pak para se skuadra të fillojë me ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Qendërmbrojtësi kosovar së fundi ishte pjesë e Mjondalenit në Norvegji, teksa karrierën e ka zhvilluar edhe te Iskra Borcice (Slloveni), Prishtina, Gjilani, Besa e Trepça ’89. 

(Kosova Sot Online )