Manchester United vazhdon me fitore, fiton minimalisht në udhëtim te Southamptoni

  • S.A /
  • 27 August 2022 - 15:41
Manchester United vazhdon me fitore, fiton minimalisht në udhëtim te Southamptoni

Manchester United ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Premierligë. Pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag sot mposhti edhe Southamptonin në udhëtim.

Ndeshja e zhvilluar në “St. Mary’s Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e katërt në Premierligë. Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Djajtë e Kuq” e shënoi mesfushori portugez, Bruno Fernandes, në minutën e 55-të. 

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje ka debutuar edhe Casemiro, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 80-të. Kurse, Cristiano Ronaldo, edhe sot ndeshjen e nisi nga banka rezervë. Ai hyri në ndeshje në minutën e 68-të, por nuk ia doli të lë gjurmë. Ndryshe, Manchester United tani ka gjashtë pikë dhe momentalisht renditet në pozitën e gjashtë. Southamptoni me katër pikë zë pozitën e 13-të. 

(Kosova Sot Online )