Nuk është Potter, pronari i Chelseat në bisedime me një trajner portugez

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 10:50
Nuk është Potter, pronari i Chelseat në bisedime me një trajner portugez

Dje në mënyrë të befasishme, Chelsea njoftoi se e ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Thomas Tuchelin. Kjo erdhi pas humbjes 1:0 nga Dinamo Zagreb në kuadër të xhiros së parë të grupeve nëLigën e Kampionëve.

 

Emri i parë që doli menjëherë si pasardhës i trajnerit gjerman, ishte ai i Graham Potter, trajner aktual i Brighton.

Por, Sky Sports tani raporton se pronari i Chelseat, Todd Boehly ka bisedua gjithashtu me trajnerin e Sporting Lisbon, Ruben Amorim.

(Kosova Sot Online )