Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit

  • a.[ /
  • 26 April 2024 - 21:29
Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit

Galatasaray ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Turqisë, duke bërë  një tjetër hap drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk triumfoi sonte në udhëtim te Adana Demirspor, në kuadër të javës së 34-t,.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Yeni Adana” përfundoi me rezultatin 0:3.

Hakim Ziyech (53′), Kerem Demirbay (64′) dhe Mauro Icardi (90+1′).

Galatasaray pas kësaj fitore ka 90 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Fenerbahçe.

Adana Demirspor ndodhet në pozitën e 11-të me 41 pikë të grumbulluara. 

 

(Kosova Sot Online)