Konfirmohet lëndimi i yllit të Bayernit

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 19:45
Konfirmohet lëndimi i yllit të Bayernit

Kingsley Coman raportohet se do t’i mungojë Bayern Munichit për disa javë, teksa ai nuk do të mund të paraqitet kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez ka pësuar lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në seancën stërvitore të ditës së sotme. Lëndimi i tij është konfirmuar edhe nga klubi gjerman

“Bavarezët” nuk kanë treguar ende se për sa kohë do të mungojë lojtari, por sipas “Bild”, 26-vjeçari do të mungojë dy deri në tri javë.

Kështu, Coman nuk do të mund të luajë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndeshje e cila do të zhvillohet më 13 shtator, në “Allianz Arena”.

Sulmuesi anësor do të humbasë gjithashtu edhe dy ndeshje në Bundesligë, kundër Stuttgartit (10 shtator) dhe Augsburgut (17 shtator). 

(Kosova Sot Online)