
“Pësuam gola nga pakujdesia e jonë”

Mesfushori ofensivë kosovar, Meriton Korenica ka folur pas ndeshjes kundër Slavia Pragës.
Korenica shënoi edhe gol në minutën e 29, duke i dhënë epërsinë 2-1 skuadrës së Ballkanit.
Pas ndeshjes Korenica mendon se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë dhe duhet të jenë krenar për këtë paraqitje.
“Ishte një ndeshje me ritëm shumë të lartë. Ne i pësuam golat nga pakujdesia e jonë. Por po dalim nga stadiumi kryelartë. Na mungoi qetësia para portës në disa raste. Megjithatë, shpresojmë që ky të jetë një mësim shumë i mirë për ne”, tha ndër të tjera Korenica.
(Kosova Sot Online)