Nadal i emocionon të gjithë me mesazhin për pensionimin e Federerit

  • A.P /
  • 15 September 2022 - 22:40
Nadal i emocionon të gjithë me mesazhin për pensionimin e Federerit

Rafa Nadal ka ardhur me një mesazh tepër emocional pasi mori vesh për pensionimin e Roger Federer

Spanjolli ka thënë se kjo është një ditë tepër e mërzitshme për të por edhe për tërë botën sportive.

“I dashuri Roger, shoku dhe rivali i imë”, ka shkruar ai në fillim të mesazhit të tij.

“Do të dëshiroja që kjo ditë të mos vinte kurrë… është një ditë tepër e mërzitshme për mua personalisht dhe për tërë sportdashësit në botë. Ua thashë juve kur ne biseduam dhe tani po e shkruaj këtu”.

“Ka qenë një kënaqësi por po ashtu nder dhe privilegj që t’i ndaja këto vite me ty, ku jetuam momente të mahnitshme brenda dhe jashtë fushës”.

(Kosova Sot Online)