Hija e Contes mbi Allegrin e Juventusit

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 21:34
Hija e Contes mbi Allegrin e Juventusit

Antonio Conte nuk e ka zgjatur ende kontratën e tij me Tottenhamit dhe kështu po shihet si një opsion i mundshëm që ta drejtojë Juventusin sezonin e ardhshëm

Allegri është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta të Juventusit. Edhe pse drejtorët e klubit nuk janë duke marrë në konsideratë shkarkimin e tij, për shkak të arsyeve financiare, ata presin paraqitje dhe rezultate të ndryshme në ndeshjet e ardhshme, duke filluar me Monzan në këtë vikend.

Allegri ka nënshkruar kontratë katër vite e gjysmë me Bardhezinjtë në qershorin e vitit 2021 dhe për momentin merr 7 milionë euro në sezon plus bonuse. Megjithatë, nëse ai dështon që t’i kthen gjërat në dobi të tij në javët e ardhshme, Juventusi do të ndryshojë qëndrim dhe do të shikojë për një zëvendësim afatgjatë apo afatshkurtër.

Tifozët e ëndërrojnë Zidane apo Thomas Tuchel, por Roberto De Zerbi po ashtu shihet si një opsion kredibil për Zonjën e Vjetër.

Megjithatë, nëse Juventus merr ndonjë trajner të brendshëm deri në fund të sezonit, atëherë trajneri i Primavera, Paolo Montero është njëri nga emrat, kurse Conte do ta marrë drejtimin e skuadrës në fund të sezonit.

Ish mesfushori thuhet se ka zgjidhur problemet që ka pasur me Andrea Agnelli. Disa burime të sakta, përfshinë edhe Romeo Agrestin gjatë verës, e të cilat thonë së trajneri dhe Presidenti i Bardhezinjve i janë rikthyer marrëdhënieve të mira.

Conte nënshkroi marrëveshje 18 muajshe me Spurs në nëntor 2021, kështu që kontrata e tij me klubin nga Londra Veriore pritet të skadojë në verë. 

(Kosova Sot Online)