Driton Kuka e merr titullin “Doctor Honoris Causa”

  • G.G /
  • 22 September 2022 - 13:23
Driton Kuka e merr titullin “Doctor Honoris Causa”

Driton Kuka është shpërblyer sot me një tjetër çmim.

Trajnerit të suksesshëm i xhudos në fakt i është dhënë titulli “Doctor Honoris Caus” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina.

Kjo ceremoni është mbajtur sot në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Kosovës.

Trajnerit më të mirë në botë të xhudos iu dha ky titull i nderit për kontributin e dhënë në sport dhe për promovimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kuka i ka fituar tri medalje të arta me garueset e saj, përfshirë këtu Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Gjithashtu, si trajner i ka udhëhequr me sukses garuesit e tij drejt titujve evropianë dhe botërorë.

Ai konsiderohet si një vlerë kombëtare.

Kuka është ndier i nderuar dhe i privilegjuar me këtë vlerësim dhe titull të fituar. 

(Kosova Sot Online)