Arbnor Ramadani “Ylli i Javës”

  • S.A /
  • 10 October 2022 - 14:19
Arbnor Ramadani “Ylli i Javës”

Arbnor Ramadani është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 10-të të Albi Mall Superligës së futbollit. Vlerësimi i më të mirit të xhiros është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit. Ramadani ishte shpëtimtar i skuadrës gjilanase, pasi në duelin me Ferizajn e realizoi golin e barazimit në minutën e dytë të lojës shtesë.

Përveç golit, Ramadani u dallua me lojë të mirë gjatë tërë ndeshjes. Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Ramadani theksoi se ndihet mirë për vlerësimin dhe se atë e sheh si motivim për të ardhmen. “Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. SC Gjilani përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, theksoi Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së.

(Kosova Sot Online )