Tre gjigantë evropianë pas Jorginhos

  • S.A /
  • 24 October 2022 - 11:29
Tre gjigantë evropianë pas Jorginhos

Futbollisti i Chelseat, Jorginho është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Mesfushori i natyralizuar italian me gjasë është duke e kaluar sezonin e fundit në Londër, ndërsa në verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë. Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, që nënkupton se kampioni i Evropës me Italinë do të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë verës që vjen. E në garë për ish-futbollistin e Napolit janë futur tri klube të mëdha evropiane. Sipas portalit italian “Calciomercato”, Jorginhon e pëlqen mbi të gjitha Barcelona.

Por, gjiganti katalunas do të përballet me konkurrencë të fortë pasi mesfushori kreativ, specialist i penalltive, pëlqehet edhe nga Paris Saint-Germaini dhe nga Juventusi.

Jorginho ishte pjesë e rëndësishme e Chelseat që prej arritjes së tij nga Napoli në korrik të vitit 2018.

30 vjeçari i ka bërë mbi 200 paraqitje me “Blues”, ndërsa i ka realizuar edhe 29 gola e i ka bërë 9 asistime.

Jorginho mund ta zgjedh ekipin e ri qysh në janar të vitit 2023, duke bërë parakontratë me të.

Barça e sheh atë si zëvendësues ideal të Sergio Busquetsit në largim për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, PSG-ja investoi në mesfushorë gjatë verës që shkoi, duke i sjell lojtarët si Vitinha, Fabian Ruiz, Carlos Soler e Renato Sanches.

Por, për Jorginhon ka gjithmonë vend.

Edhe Juve po e pret qe një kohë të gjatë lojtarin në “atdhe”. 

(Kosova Sot Online )