Man City fiton ndaj Leicesterit falë një magjie të De Bruynes

  • S.A /
  • 29 October 2022 - 16:34
Man City fiton ndaj Leicesterit falë një magjie të De Bruynes

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat minimal ndaj Leicesterit në udhëtim në kuadër të javës së 14-të në Premierligë. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me mysafirët që patën administrimin e ndeshjes.

Katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, Kevin De Bruyne shënoi një gol spektakolar nga goditja e lirë, për t’ia dhënë tri pikët e radhës ekipit të tij.

Me këtë fitore, tani Manchester City merr përkohësisht primatin në tabelë me 29 pikë, një më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Leicesteri mbetet i 17-ti me 11 pikë të grumbulluara. 

https://zebra.cdnja.co/v/ya/yaWmZ.mp4?token=pOYrqeMU3q1PuLv1o3-cPw&expires=1667054375

(Kosova Sot Online )