SHBA dhe BE urgjentisht duhet ti thonë STOP propagandës luftë nxitëse të Aleksandër Vuçiqit

SHBA dhe BE urgjentisht duhet ti thonë STOP propagandës luftë nxitëse të Aleksandër Vuçiqit
SHBA dhe BE urgjentisht duhet ti thonë STOP propagandës luftë nxitëse të Aleksandër Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 29 October 2022 - 12:08

 Shkruan: Dr.Hysni Aliu

 Rrugëtimi i z. Kryeministrit Besnik Bislimi për ne Beograd për marr pjesë në një konferencë ndërkombëtare për Ballkanin, dhe kthimi i ti i detyrueshëm 70 km para se të mbërrinte në destinacion, tregoj edhe një herë fytyrën mashtruese të Vuçiqit dhe qeveris së Serbisë. Gjersa faktori ndërkombëtar po flet për një marrëveshje përfundimtare në mes Serbisë dhe Kosovës,  në një afat të shkurtër, madje brenda disa javësh, Vuçiq është duke bërë një propagandë luftënxitëse dhe manipuluese me opinionin në Serbi dhe më gjerë, me qëllimin e vetëm që arritja e kësaj marrëveshje mos të jetë e mundshme në situatën kur Putinizmi është në një situatë të vështirë e si rrjedhojë përkrahja nga atje është më e dobët. 

 -Derisa  më herët Serbia luante me kartën e putinizmit, për të kërcënuar BE në dhe SHBA-në, se nëse nuk hapni kapituj anëtarësimi në BE, ne do të ofrohemi me Rusinë e Kinën, dhe se do të  intervenojmë ushtarakisht në Kosovë së bashku me Rusinë, tani Vuçiq po e shantazhin perëndimin se nëse na bëni presion në lidhje me Rusinë për sanksione ndaj tyre ose ne lidhje me Kosovën, atëherë do të hapim një front tjetër lufte në Ballkan, gjë që i përshtatet putinizmit dhe kërcënon rëndë sigurinë evropiane e botërore. 

 

Bashkësia ndërkombëtare, të gjendur në rrethana të tilla, si atëherë e po ashtu edhe tash,  po bënë tolerime të pakuptueshme ndaj putinizmit duke dëmtuar Kosovën dhe shtet ndërtimin e sajë. Unë besoj q kjo është një politikë e gabuar që do i kthehet bumerang edhe BE së edhe DHBA -se, sepse ata po e ruajnë armikun për veten. Është tepër e rëndësishme që kjo linjë shantazhi Putin Vuçiq të ndërpritet, përndryshe pasojat për evropen do të jenë në të ardhmen edhe më të mëdha. 

Bashkësia ndërkombëtare, vendet e QUINTIT, z Eskobar, dhe zyrtarët më të lartë të shtëpisë së Bardhë, po gabojnë shumë që po mundohen të mbajnë një kontakt falës me Vuçiqin dhe po shtypin vullnetin e qeverise së Kosovës për të shtrirë sundimin e ligjit në ter vendin. Për mua personalisht urdhëratë që erdhën nga SHBA dhe BE për të shtyrë afatin për targat 8 muaj ishin nënçmuese, nënshtruese e poshtëruese për popullin dhe qeverinë e Kosovës. 

Edhe reagimi nga Departamenti i Shtetit pas shtyrjes së vendimit për 6 muaj ishte i njëanshëm për mendimin tim, pa fije logjike dhe një reagim  nënshtrues në stilin që bënte asokohe Grenell ja qashtu ja po të rrëzoj prej pushteti. Të njëjtin gabim e kanë bërë edhe në Shqipëri, kur akuzuan z. Berishën, e nuk akuzuan z. Rama për kriminalitet vetëm se ishte servil, si rrjedhojë Berisha u ngrit edhe më lartë fatkeqësisht dhe kjo nxiti ndjenja antiamerikane atje. Unë besoj që faktori ndërkombëtar duhet të din ti arsyetoj kërkesat e tyre eksplicite ndaj një qeverie, ato duhet të arsyetohen edhe para publikut sepse në të kundërtën urdhër dhënia nga lart  nxit rezistencë nga poshtë. 

 Në vend që të thonin që populli serb në veri është i kërcënuar nga bandat e Vuçiqit e si rrjedhojë është jo logjike të kërkohet ndërrimi i tabelave para se ato banda të çmontohen, sepse njerëzve po ju kallen automjetet e madje edhe shtëpitë, ata than shtyjeni afatin për 8 muaj dhe pikë, sepse ashtu ishte marrëveshja e Brukselit, duke harruar që Vuçiq po thotë që ajo që po e thonë ndërkombëtarët është gënjeshtër dhe për ne nuk është e pranueshme ajo marrëveshje. Si gjithherë presioni drejtohet kah më i ligu, në këtë  rast Kosova. Unë kam thënë edhe më herët që është jo njerëzore të kërkohet ndërrimi i tabelave pa u shkatërrua bandat e veriut, dhe këtë shkatërrim mundet ta bën policia e Kosovës me mbështetje të EULEX-it dhe KFOR- it. 

Edhe unë po të isha serb i veriut nuk do i ndërroja tabelat nëse do të ishte e kërcënuar jeta ime nga njerëzit e mi, kjo është logjikë e thjeshtë. Përse me i ndërrua tabelat sot, nëse automjeti të digjet nesër.  Andaj, unë e ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të punon me logjikë të shëndoshë, mos ta mashtrojnë opinionin, e as mos të derdhin vrer ndaj Kryeministrit Kurti, pore të rreshtohet në krah të tij dhe të veprojnë në shkatërrimin e bandave të Vuçiqit, gjë e cila do ti  sillte automatikisht edhe mundësinë popullit serb atje për të bërë ndërrimin e tabelave.

Tolerimi i kërcënimeve të Vuçiqit që ose lërmëni banditët rehat në veri ose do hyjmë me ushtri,  do e bënë më të mundshme shpërthimin e konflikteve në Ballkan sepse kjo krijon një iluzion të rrejshëm të Vuçiqit që perëndimi është i dobët dhe do toleron çdo gje vetëm për të ndalur konfliktin. Kjo mënyrë e të vepruarit dhe menduarit me Rusinë e solli luftën në Ukrainë dhe e njëjta logjikë do të mundë ta sjell luftën në Ballkan. Unë besoj që edhe prokuroria e Kosovës duhet të inicoj procedurën penale kundër udhëheqësve të Listës Serbe dhe këtë liste ta shpall si ilegale dhe terroriste, sepse pikërisht njerëzit e tyre po ua djegin pasurin serbëve të veriut e po ua rrezikojnë edhe jetën familjarëve të tyre. 

Nuk besoj që  është e logjikshme që një Rakiq i putinizmit të jetë pjesë e qeverisë së presidentin Vuçiq ta konsideron president të vetin e në të njëjtën kohë të udhëheq bandat e veriut. Aj njeri duhet të shkarkohet nga qeveria automatikisht. Qëndrimet e PDK -se dhe LDK- së që ishin në një linjë me ato të Vuçiqit indirekt, ishin kulmi i turpit dhe servilitetit të tyre që i ka karakterizuar me dekada. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".