Xhaka nominohet për çmimin “Lojtari i Muajit” në Premierligë

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 14:30
Xhaka nominohet për çmimin “Lojtari i Muajit” në Premierligë

Granit Xhaka është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit”.

Futbollisti kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme gjatë muajit tetor, ndërsa shënoi edhe në duel me Tottrenhamin në derbin londinez.

Ai më pas shënoi edhe kundër Southamptonit, për ta vazhduar formën solide

Graniti e sheh veten në konkurrencë me treshen e Neëcastle United, Miguel Almiron, Bruno Gumaraes e Kieran Trippier, me yjet e Manchester Cityt, Erling Haaland e Kevn de Bruyne, portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe me Leandro Trossard nga Brighton & Hove Albion.

Xhaka ishte zgjedhur lojtari i muajit shtator tek Arsenali pas një tjetër muaji që e kishte të shkëlqyeshëm.

“Topçinjtë” i kanë ftuar tifozët që ta votojnë sa më shumë yllin kosovar, i cili po e drejton këtë ekip drejt titullit të shumëpritur të kampionit në Angli.

(Kosova Sot Online)