Nxirren në shitje online biletat për miqësoren Kosova – Ishujt Faroe

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 10:43
Nxirren në  shitje online  biletat  për miqësoren Kosova – Ishujt Faroe

 Biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më 19 nëntor, respektivisht këtë të shtunë nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalë në shitje paraditen e sotme. Kështu njofton  Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ". Tifozët e interesuar, biletat mund t’i blejnë përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Shtëpia e futbollit kosovar e ka treguar edhe procedurën se si mund të pajiseni me biletë online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

(Kosova Sot Online )