Tifozja nga Shqipëria në Kampionatin Botëror Katari 2022 me fanellën e Serbisë!

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 09:56
Tifozja nga Shqipëria  në Kampionatin Botëror  Katari 2022 me  fanellën e Serbisë!

E reja nga Shqipëria, Kristina Victoria është një “tiktokere”  e cila  po  i provokon ndjekësit në rrjetet sociale  duke u shfaqur  me fanellën e Serbisë.

Postim i saj ka bërë bujë të madhe në rrjetin social “Tik-Tok”, edhe pse  nuk kanë munguar as fyerjet e shumta të tifozëve shqiptarë në drejtim të saj. Sidoqoftë, Kristina i ka fshirë të gjitha  komentet fyese, duke i lënë vtëm  ato mbështetëse të serbëve, transmeton "Kosova Sot Online ". Kristina ka shkuar aq larg  sa që  e ka bërë edhe një postim duke ua tregua gishtin e mesit atyre që e fyen.

Kjo “tiktokere” do ta mbështesë Serbinë në Kupën e Botës pasi edhe  i dashuri i saj është serb.

Në videot e shumta që i ka në këtë rrjet social, ajo paraqitet me flamurin kombëtar kuqezi, ndërsa shihet edhe duke dëgjuar këngë shqipe, por edhe patriotike, transmeton "Kosova Sot Online ".

https://www.tiktok.com/@kristina.viktoria?referer_url=www.gazetaexpress.com%2Ftifozja-nga-shqiperia-e-vesh-fanellen-e-serbise-per-te-cilen-do-te-beje-tifo-ne-boteror%2F&refer=embed&embed_source=120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_name&referer_video_id=7165102911591091462

(Kosova Sot Online )