Arsenal po synon titullin!

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 20:12
Arsenal po synon titullin!

Topxhinjtë janë pesë pikë më shumë së vendi i dytë në krye të Premier Ligës pas 14 ndeshjeve të luajtur, ku vetëm dy herë kanë lëshuar pikë. Skuadra e Mikel Artetas synon që ta fitojë titullin e parë pas pothuajse dy dekadave dhe Martinelli thotë se ata do të bëjnë gjithçka që ta bëjnë këtë.

“Nëse na shikon neve në stërvitje ju do ta kuptoni pse ne jemi duke luajtur aq mirë, për shkak se edhe një pasim të thjesht ne nuk duam që ta humbasim”, shkroi ai në The Player’s Tribune. “Në shtëpi ne ende nuk e kemi humbur asnjë pikë, për shkak se atmosfera këtë sezon është më e mirë së kurrë. Kundërshtarët gjithmonë e ndiejnë presionin në Emirates”.

(Kosova Sot Online)