Armando Broja ateron te Milani!

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 20:17
Armando Broja ateron te Milani!

Milani është seriozisht i interesuar për të nënshkruar me Armando Brojën.

Sulmuesi shqiptar nuk po ka hapësira të mjaftueshme te Chelsea, teksa mendohet se do të përshtatej në projektin e ri të Stefano Piolit.

Milani ka qenë në kontakte me përfaqësuesit e Brojës për disa javë, duke folur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të janarit, por një pengesë raportohet se është shfaqur në horizont tashmë.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Chelsea ia ka bërë të qartë Milanit se nuk e planifikojnë shitjen e 21-vjeçarit deri në fund të sezonit, duke përjashtuar një marrëveshje të mundshme në janar.

(Kosova Sot Online)