Bayern afër marrëveshjes me Laimer

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 19:47
Bayern afër marrëveshjes me Laimer

Bayern Munich janë afër marrëveshjes me Konrad Laimer.

Dëshira e madhe e Bayern Munich, Konrad Laimer mund të arrijë në ‘Allianz Arena’.

Fabrizio Romano bën të ditur se Bayerni po mbyll një marrëveshje që do të formalizohet në vitin 2023. Marrëveshja verbale është arritur.

Sipas Romano, s’ka akoma asgjë të nënshkruar, por qëllimi është i qartë: Laimer dëshiron Bayernin.

Julian Nagelsmann e ka lojtarin në listën e dëshirave që nga viti 2021.

Laimer, 25-vjeçar, aktualisht luan me skuadrën e RB Leipzig, në pozitën e mesfushorit.

(Kosova Sot Online)