Franca në probleme të mëdha, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 18:21
Franca në probleme të mëdha, zbulohet arsyeja

Gripi e ka përfshirë kampin e Kupës së Botës të Francës në prag të gjysmëfinales së tyre.

Kampionët në fuqi përballen me Marokun në stadiumin Al Bayt të mërkurën në mbrëmje nga ora 20:00.

Por përgatitjet e tyre janë goditur nga gripi që u përhap brenda skuadrës.

Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot u detyruan që të dy të mbesin jashtë stërvitjes sot, sesioni i fundit i skuadrës para përballjes me Marokun.

Dhe ata thuhet se janë në dyshime serioze për përplasjen me Marokun, duke shkaktuar një riorganizim në minutën e fundit. 


(Kosova Sot Online)