
Lexoni edhe:
Nën ethet e luftës në Ballkanin e trazuar, Kosova bënë hapat e duhur për anëtarësim në Evropën e Bashkuar
Lionel Messi ka përmbushur ëndrrën e tij të madhe, ta fitoj Kupën e Botës. Legjenda argjentinase ka zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm botëror, ku e mbylli me shtatë gola e tre asistime në shtatë ndeshje të zhvilluara. Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave arriti ta fitoj trofeun e vetëm që i mungonte, atë të Kupës së Botës. E postimi i parë i Messit pasi fitoi Kupën e Botës në llogarinë e tij në Instagram bëri që të thyhen të gjitha rekordet në këtë rrjet social.
Messi shkroi një shkrim në fotot e postuara ku e para ishte ajo me Kupë të Botës dhe aq mjaftoi që foto në fjalë të bëhet virale dhe të mbetet për momentin më e pëlqyera në histori të Instagram. Rekordi i mëparshëm ishte një foto e Cristiano Ronaldos pikërisht me Leo Messin ku mori 42 milionë pëlqime. Por foto e Messit kur kanë kaluar 17 orë nga publiklimi i saj ka arritur shifrën e 44,2 milionë pëlqimeve në Instagram, që është një rekord i paarritshëm së paku për momentin.
(Kosova Sot Online )