Nën ethet e luftës në Ballkanin e trazuar, Kosova bënë hapat e duhur për anëtarësim në Evropën e Bashkuar

Nën ethet e luftës në Ballkanin e trazuar, Kosova bënë hapat e duhur për anëtarësim në Evropën e Bashkuar

Hajrullah Tërnava

  • 19 December 2022 - 15:32

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava 

 

Situatat politike ndërkombëtare që janë duke u zhvilluar tani, e kur kanë të bëjnë me Kosovën, për anëtarësimin e sajë në BE, dhe duke u shfrytëzua tani kjo situata e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës,  kur ndër shtet e Evropës, e vetmja është Serbia në përkrahje të Rusisë,  kjo situatë i shkon ju për shtati më së miri politikave kosovare për përshpejtimin e hapave të integrimit në BE, sepse në këto rrethana, ku mundë të përhapet lufta edhe në shtetet Ballkanike, sikur Serbi-Bosnje e Hercegovinë si dhe me Kosovën, kur konfliktet janë permanente, kërkohet pozicionim i fuqishëm në krahun e aleatëve të perëndimit.

 

Jo rastësisht është intensifikuar edhe angazhimi i ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve në krye me Amerikën, prandaj kjo situatë e krijuar me tensione të larta të luftës, tani duhet të shfrytëzohet në të mirë të avancimit të Kosovës drejtë anëtarësimit në BE, që është rast i mirë dhe është i qëlluar e serioz, që pas vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave, të  përshpejtohen masat dhe veprimet për aplikim për anëtarësim në BE. Këshilli i Bashkimit Evropian, në takimin e 13 dhjetorit, mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke i dhënë edhe një shtytje përpara,  dhe procesi të bartet në Parlamentin Evropian për ndryshimet e nevojshme në një Rregullore që lidhet me temën e vizave. Në pritje të  finales pozitive dhe fillimit të zbatimit të vendimit për liberalizimin e vizave, krerët e shtetit të Kosovës kanë ndërmarr edhe hapin e parë në procesin për t'iu bashkuar familjes evropiane. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me që rast, nënshkrimi i këtij aplikimi është cilësuar moment historik për Kosovën dhe udhërrëfyes për reforma dhe veprim e përshpejtim në zënien e hapit me vendet tjera te rajonit, me masa konkrete në vitet në vijim. Pas këtij akti, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë, kurse shpejtësia me të cilën do të ecet përpara në proces, sipas Kryeministrit Kurti, do të varet nga vetë institucionet dhe politika e shtetit të Kosovës. “Ne do të ecim përpara me meritën tonë, me aftësitë tona për t’i përmbushur kriteret. Pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”, ka thënë kryeministri Kurti. Rrethanat e tanishme që po na mundësojnë ti ndërmarrim këto veprime si shtet me të drejta të plota dhe të barabarta që të ju bashkangjitemi shteteve të BE-së, është një rast i mirë dhe shans që Kosova pranë pengesave të deritashme që i kishte, ti shfrytëzoj këto mundësi të anëtarësimit në shtetet e BE-së dhe institucione tjera ndërkombëtare, sikur që është NATO, INTERPOL dhe të tjera institucione, e sidomos në OKB, si anëtare me të drejta të barabarta si shtete tjera të botës.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".