Milani rikthen interesimin për portierin e Empolit

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 21:29
Milani rikthen interesimin për portierin e Empolit

Lajmet e fundit rreth lëndimin të Mike Maignan nuk janë të mira, kështu që Milani raportohet se është gati të ndryshojë planet duke synuar transferimin e Guglielmo Vicario.

Shpresohej që Maignan të kthehej në veprim kur Serie A të rifillonte në janar, por testet e sotme treguan se ai nuk është shëruar ende tërësisht

Tani ka shqetësime se ai mund të detyrohet të humbasë edhe finalen e Superkupës së Italisë, kundër Interit. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 18 janar.

Ciprian Tatarusanu është portieri i dytë i “Rossonerëve”, por duke se është larg të qenit i besueshëm për një rol afatgjatë.

Dhe, sipas gazetës “Corriere della Sera”, Milani po e kthen vëmendjen te Vicario i Empolit, i cili së fundmi u ftua edhe te Kombëtarja e Italisë.

Por, kampionët në fuqi të Italisë thuhet se janë të vetmit të interesuar për 26-vjeçarin, pasi me të është i lidhur edhe klubi i Romës.

Megjithatë, Milani ka një përparësi ndaj romakëve në garën për transferimin e portierit, pasi ai e ka agjent Gabriele Giuffrida, i cili gjithashtu është edhe përfaqësues i trajnerit, Stefano Pioli. 

(Kosova Sot Online)