Interi fiton pastër ndaj Torinos

  • A.P /
  • 28 April 2024 - 15:33
Interi fiton pastër ndaj Torinos

Interi po vazhdon me fitore edhe pas sigurimit të titullit kampion në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 2:0 ndaj Torinos në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit italian.

Ishte minuta e 49-të kur Tameze i Torinos u ndëshkua me karton të kuq, me ç’rast vijimi i ndeshjes u bë shumë i lehtë për skuadrën e Simone Inzaghit.

Calhanoglu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 56-të të ndeshjes.

E vetëm katër minuta më pas, mesfushori turk shënoi edhe njëherë tjetër, këtë rast nga penalltia për 2:0.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 89 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, Torino mbetet i dhjeti me 46 pikë të grumbulluara. 


(Kosova Sot Online)