Januzaj mund të transferohet në Belgjikë

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 17:23
Januzaj mund të transferohet në Belgjikë

Adnan Januzaj mund të vazhdojë karrierën në Belgjikë.

Sulmuesi nuk po ka hapësira të mjaftueshme në skuadrën e Sevillas dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë zëra për një largim të tij të mundshëm.

Januzaj ka kontratë të vlefshme me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2026, por ka raportime se ai mund të ndajë rrugët me një marrëveshje të dyanshme.

Si rezultat, 27-vjeçar mund të largohet si lojtar i lirë nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të verës.


Kësisoj, “Voetbal” ka raportuar se për ish-futbollistin e Manchester Unitedit interesim ka shfaqur Antwerpi dhe Club Brugge.

Antwerpi kishte shprehur edhe më herë interesim për Januzajn, por që nuk kishte arritur marrëveshje.

Me një transferim eventual, Adnan Janzuaj te ky klub do të bashkohej me Arbnor Mujën dhe Laurit Krasniqin.

(Kosova Sot Online)