Ja pse Aubameyang nuk mund t’i ribashkohet Barcelonës

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 19:00
Ja pse Aubameyang nuk mund t’i ribashkohet Barcelonës

Pierre-Emerick Aubameyang është lidhur me një largim nga Chelsea, por ai nuk mund të kthehet në Barcelonë këtë muaj për shkak të rregullave të futbollit spanjoll

Thashethesmet për një rikthim të Aubameyang në La Liga janë shfaqur javëve të fundit, me disa burime që thoshin që sulmuesi dëshiron të ri transferohet në Barcelonë. Megjithatë, rregulla strikte e regjistrimit të La Ligës e ndalon gabonezin që të nënshkruajë kontratë të re me Blaugrana.

Rregulla e RFEF thekson që futbollistët nuk mund të ri regjistrohet në të njëjtin klub gjatë një sezon. Auba ishte regjistruar futbollist i Barcelonës në gusht – para së t’i bashkohet Chelsea – kështu që ligjërisht nuk mund t’i bashkohet Barçës.

Megjithatë, ai mund t’i bashkohet teorikisht një tjetër klubi. Sipas RFEF, futbollistët mund të regjistrohet në tri klube të ndryshme gjatë një sezoni, duke ia bërë kështu të mundur Atletico Madridit që ta transferojë atë, si shembull.


(Kosova Sot Online)