Ja kur do ta bëjë Ronaldo debutimin e tij si kapiten në Arabi

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 20:25
Ja kur do ta bëjë Ronaldo debutimin e tij si kapiten në Arabi

Të enjten, më 19 janar, portugezi dhe argjentinasi do të përballën përsëri në një ndeshje miqësore

Kjo do të jetë një betejë tjetër mes Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Do të zhvillohet të enjten, më 19 janar në Arabi Saudite. Arsyeja? Një miqësore mes Paris Saint-Germain dhe një seleksioni më të mirë nga dy skuadrat më të mira në Arabi Saudite, Al-Hilal dhe Al-Nassr.

Ylli portugez ju bashkua Al-Nassr dhe tashmë është konfirmuar dhe thënë që Cristiano do ta bartë shiritin e kapitenit në këtë ndeshje.

Kjo do të jetë një mundësi e re që të shikojmë këta dy gjigant të futbollit në fushë përsëri, si pjesë e skuadrës parisiene në turneun e tyre në Lindje të Mesme, të cilët do i dërgon ata në Katar dhe Arabi Saudite.

(Kosova Sot Online)